Tiranë, nis rikualifikimi urban në zonën e Selitës

238

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikualifikimin urban e një blloku tjetër pallatesh në zonën e Selitës, çka do të përmirësojë jetesën e mijërave banorëve që jetojnë aty.

Rikualifikimi  urban i këtij blloku përfshin rikonstruksionin e rrugëve të bllokut të kufizuar nga Rr. “Hamdi Pepa”, Rr. “Ilia Dilo Sheperi”, Rr. “Visarion Xhuvani”, Rr. “Leka i Madh”, duke përfshirë një sipërfaqe prej 21,2 ha. Ndërhyrja parashikon asfaltimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja, pajisjen me ndriçim, gjelbërim dhe ndërtimin e punimeve rrethuese, duke e shndërruar totalisht si zonë, çka pritet të përmirësojë jo vetëm jetesën e banorëve të kësaj zone, por edhe të rrisë vlerën e pronës.