Tiranë, nis sot edicioni i tretë i Festivalit të Resë me pjesëmarrjen e 214 artistëve

20

Për 15 ditë rresht, Tirana do të mirëpresë 214 artistë nga 18 shtete, që do të na dhurojnë çdo ditë një performancë ndryshe në edicionin e tretë të Festivalit të Resë.

Muzikë, valle dhe të tjera aktivitete do të krijojnë një atmosferë fantastike për të gjithë ata që dashurojnë artin.

Siparin ky festival e çel sot në orën 19:30 me një parade me daulle të ndriçuar me drita LED , për të zbritur më pas tek parkingu nëntokësor i sheshit “Skënderbej” dhe ndjekur në orën 20:30 me performancën 30-minuteshe “E Zakonshme” të krijuar posaçërisht nga artisti bashkëkohor Klod Dedja.

Mbrëmja do të vazhdojë me një koncert live, aheng tirons nga këngëtari i madh Rik Buneci dhe Orkestra. Ushqim, pije, kokteile dhe DJ-s do të shoqërojnë këtë mbrëmje underground e cila do të zgjasë deri në orën 02:00 të mëngjesit.

Përgjatë ditëve dhe netëve të festivalit, artistët më të mirë vendas dhe të huaj do të sjellin tek Reja ndërthurjen më të mirë  midis dy ekstremeve të kulturës (artit ,muzikës,dancit dhe ndërthurjeve të tyre) – Të kulturës  Bashkëkohore – duke veçuar këtu premierën e OPERAS eksperimantale “MAL” e cila është e inspiruar nga vepra e poetit tonë të madh MIGJENI.