Tiranë, një tjetër kënd lojrash po ndërtohet

354

1705674

Fëmijët e Njësisë Administrative nr. 7 në kryeqytet do të kenë shumë shpejt hapësirën e tyre të argëtimit. Bashkia e Tiranës, në përmbushje të premtimit për të ndërtuar 12 kënde lojërash, ka nisur punën për ndërtimin e këndit të tetë të lojërave për fëmijë dhe ambiente sportive për më të rriturit në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Sipërfaqja totale e këndit të lojërave është 1100 m2 dhe veç lodrave ai do të ketë edhe një fushë volejbolli, fushë futbolli, pemë dekorative, shtylla ndriçimi të reja etj. Për ndërtimin e këndit po përdoren materiale të certifikuara sipas standardeve të BE-së, për të rritur sigurinë e fëmijëve që luajnë dhe për të mos veçuar qendrën nga periferia në ofrimin e shërbimeve.