Tiranë, një tjetër kënd për fëmijë në zonën pranë Bllokut të Ambasadave

15

Një tjetër hapësirë e degraduar në zemër të Tiranës po shndërrohet në kënd lojërash.

Ky kënd lojrash do shërbejë për fëmijët e zonës pranë Bllokut të Ambasadave, në njësinë 10, që të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim.

Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin në këtë zonë, i cili do të mundësojë mjedise argëtuese për fëmijët e Njësisë nr. 10, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.