Tiranë, një tjetër kopsht për fëmijë është rikonstruktuar

601

foto-ilustruese

Një tjetër kopsht është rikonstruktuar nga Bashkia Tiranë. Bëhet fjalë për kopshtin ”Bob Ndërtuesi”, i cili i përket Njësisë Administrative nr.8.

Në këtë kopsht mësojnë rreth 200 fëmijë. Ai është rikonstruktuar tërësisht, duke siguruar një ambient të ri dhe pa lagështirë për fëmijët. Janë kryer ndërhyrje në sistemin elektrik, hidraulik, pajisje hidrosanitare, por edhe në sistemimin e të gjithë ambientit të jashtëm, duke ndërtuar një kënd lojërash dhe një mini-pishinë për fëmijët.