Tiranë, një tjetër lulishte për banorët e Njësisë Administrative Nr. 7

110

Një tjetër lulishte i është shtuar kryeqytetit. Bëhet fjalë për Njësinë Administrative Nr. 7, ku banorët e kësaj zone do kenë hapsira të reja rekreative.

Hapësira e zaptuar mes pallateve nga inertet dhe plehrat ka dalë totalisht në pah. Favorizuar edhe nga klima, punonjësit e Ndërmarrjes Nr 1 të Bashkisë së Tiranës kanë kryer edhe mbjelljen e luleve si dhe të pemëve të reja duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e komunitetit.