Tjetër pedonale në Tiranë, përfundon ndërtimi i rrugës “Faik Konica”

408

Nga një rrugë e lënë në harresë dhe ku mbizotëronte balta dhe pluhuri, tashmë segmenti që lidh stadiumin “Qemal Stafa” me Fakultetin e Gjeologjisë është kthyer në një nga rrugët më të bukura të Tiranës, e cila shërben edhe si pedonale.

Rruga “Faik Konica” ndodhet në Njësinë 2, në pjesën jugore të qytetit të Tiranës. Rruga është konceptuar si një zonë pedonale, me trafik të kufizuar, duke vendosur edhe pistona të lëvizshëm dhe me një sens kalimi.