Tiranë, përfundon ndërtimi i këndit të 7-të lojërave

372

Një tjetër hapësirë kushtuar qytetarëve më të vegjël, fëmijëve, i është shtuar Tiranës. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, në Laprakë u ndërtua këndi më i ri i lojërave në rrugën “Lord Bajron”, i konceptuar edhe si një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët e zonës.

Ky është këndi i 7-të i lojërave që përfundon, nga 12-të që kanë filluar punimet. Kjo hapësirë është një kombinim i këndit të lojërave për fëmijë dhe i fushës sportive me përmasa olimpike, ku grupe studentore apo ekipe të ndryshme të Bashkisë së Tiranës mund të organizojnë edhe kampionate.