Tiranë, përurohet kopshti 25/a në Njësinë Administrative nr.4

844

28165491574_113a00203e_k

Pas mbylljes me sukses të nismës “Adopto një kopësht”, nëpërmjet së cilës u rikonstruktuan 23 godina, Bashkia e Tiranës ka vijuar me përurimin e kopshteve të tjera të rikonstruktuara me fondet e saj. Një prej tyre është edhe kopshti 25/a në Njësinë Administrative nr.4 në kryeqytet, i cili falë ndërhyrjes së bërë nga bashkia sot ka ambiente tërësisht të rinovuara.

Në kopshtin 25/a janë kryer një sërë ndërhyrjesh që kanë bërë të mundur rinovimin e thuajse të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të godinës. Kështu, ambientet e lojës dhe të fjetjes janë shtruar me parket druri, ndërsa janë vendosur dyer dhe dritare dhe dyer të reja druri dhe duralumini. Një ndërhyrje e rëndësishme në këtë kopësht është bërë edhe në tarracë, për të shmangur lagështirën nga shirat dhe të nxehtin në verë. Gjithashtu, është ndërtuar një ambient i posaçëm për kaldajën i vendosur jashtë objektit, si dhe është vendosur një sistem qendror ngrohje. Janë vendosur gjithashtu sinjalizimet dhe sistemet e mbrojtjes kundër zjarrit. Sa i përket ambientit të jashtëm është bërë sistemimi dhe gjelbërim i territorit, si dhe kanalizimet e ujërave të zeza e të bardha.