Tiranë-Peshkopi në 1 orë, rruga Peshkopi-Maqellarë

2

Në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellare loti 3, puna po vijon me ritme të mira.

Aktualisht kanë përfunduar punimet e gërmimit, të mbushjes, punimet e veprave të artit dhe punimet në të dyja urat Dovolan dhe Melan.

Aksi do të shkurtojë distancën duke bërë që rruga nga dalja e Tiranës deri në Peshkopi të përshkohet për 1 orë.

Transformimi urban i shtrirë në çdo qytet të vendit, jo vetëm që shkurton distancat dhe lehtëson arritjen e destinacioneve, por po çliron edhe potencialet turistike, në zonat ku kohët e fundit po marrin zhvillim turizmi i bujtinave dhe sporteve në natyrë.

E tillë është rruga Peshkopi-Maqellarë, që e lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër, në kantierin e së cilës po punohet me intensitet të lartë për të përmbyllur brenda afateve këtë investim të rëndësishëm, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën me kryeqytetin, duke e bërë të përshkueshme në harkun e thuajse 1 ore, si dhe do të nxisë fluksin e qarkullimit të vizitorëve dhe turistëve në këtë zone.

Referenca: ata.gov.al