Tiranë, rikonstruktohet kopshti ”Pinoku” tek Bregu i Lumit

558

Përfundon rikonstruksioni i kopshtit “Pinoku” në zonën e Bregut të Lumit, i cili frekuentohet nga rreth 180 fëmijë, 33 prej të cilëve vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian. Pas rikonstruksionit të çerdhes 6 muaj më parë, tanimë kjo lagje ka edhe një kopësht që ofron kushte dhe standarde shumë të mira për fëmijët.

Në këtë kopësht janë bërë ndërhyrje në të 6 tualetet, si dhe janë vendosur nga fillimi pothuajse të gjitha pajisjet hidrosanitare. Në të gjitha dhomat ku mësojnë dhe qendrojnë 5 grupet e fëmijëve është bërë shtrimi me laminat, lyerje, si dhe ndriçim i ri. Është bërë streha e kopështit, e cila zgjidh një problem shumë të madh që krijohej në ditët me shi, i cili hynte në ambientet e brendshme. Është bërë sistemimi i jashtëm i të gjithë perimetrit të kopshtit, këndi i rërës, këndi i lodrave, këndi i ujit, si dhe është krijuar një magazinë e re për kopshtin.

14369997_10154563003056926_1616361062033970280_n 14370014_10154563004451926_4851892682761151589_n 14463281_10154563003551926_2115814869090644340_n 14446118_10154563007101926_1917434356132427314_n 14448933_10154563006606926_1745938952075655411_n