Tiranë, rikualifikim urban në bllokun e banimit tek rruga “Bajram Alia”

211

Njësia Nr. 11 në kryeqytet vazhdon të transformohet me ritme të shpejta. Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku banimi në zonën e Laprakës në rrugën “Bajram Alia”.

Deri më tani, falë kësaj ndërhyrje është bërë i mundur rikonstruksioni dhe sistemimi i të gjithë segmenteve rrugore dhe shesheve. Një kujdes i veçantë i është kushtuar dhe vendeve për kalimin e këmbësorëve në rrugë.

Falë këtij investimi është bërë ndërtimi i rrugicave pedonale mes shesheve dhe është punuar për vend parkimet për automjetet, ndriçimin dhe për gjelbërimin e shesheve ndërmjet pallateve dhe vendosjen e stolave.