Tiranë – Rrjet i ri furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e Laprakës

23

Dy lagje të reja në kryeqytet kanë marrë zgjidhje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Investimi i ri në rrjetin e ujësjellësit që po kryhet për të zëvendësuar rrjetin e amortizuar në rrugën “San Bruzi” në Laprakë, do të rrisë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone dhe në të njëjtën kohë edhe cilësinë.

Gjithashtu, ekipet e punës punuan edhe në rrugën “Myslym Lela”, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit, me një linjë krejtësisht të re duke siguruar kështu cilësi më të mirë në furnizimin me ujë për kopshtin e fëmijëve aty pranë.