Tiranë, rrjet i ri ndriçimi përgjatë rrugës “Mihal Grameno”

498

I gjithë blloku i banesave që shtrihet përgjatë rrugëve “Mihal Grameno” dhe “Budi” në Njësinë nr.2 është kthyer në një nga lagjet model të Tiranës. Punimet e kryera së fundmi në rindërtimin e këtyre rrugëve, por edhe në sistemimin e mureve rrethuese dhe trotuareve i ka dhënë banorëve të kësaj lagje jo vetëm kushte më të mira jetese, por edhe më shumë siguri në lëvizje.

Kështu, pas punimeve në trupin e rrugës, ka nisur edhe zëvendësimi i gjithë rrjetit të ndriçimit.