Tiranë, rrjeti i ri furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën e Durrësit

22

Një linjë e re furnizimi përfundoi në rrugën e “Durrësit”. UKT ka kryer një sërë investimesh në kryeqytet, duke zëvendësuar linjën e vjetër me një rrjet të ri ujësjellësi, çka jo vetëm do të evitojë humbjet për shkak të amortizimit, por do të garantojë dhe një cilësi më të mirë me ujë për qytetarët.

Ndërhyrja konsiston në zëvendësimin e rrjetit të amortizuar, për të siguruar cilësi më të mirë në furnizimin me ujë për mijëra banorë të kësaj lagjeje.

Specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar me intesitet të lartë për të vënë në funksion rrjetin me tubacione të reja për banorët e kësaj zone.