Tiranë, rruga ”Don Bosko” tashmë me infrastrukturë moderne

782

Banorët e zonës së Don Boskos në kryeqytet kanë tashmë një rrugë më të mirë, që ofron vendqëndrime të kushtuata për mjetet e transportit urban dhe makineritë e pastrimit, duke mos u bërë më pengesë më për qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të trotuareve të rrugës “Don Bosko”, ndërsa ka bërë zgjerimin e saj në disa pika që më parë ishin kthyer në problematike për trafikun e mjeteve.

Në rrugën “Don Bosko”, janë bërë punime në të dyja krahët e trotuareve, duke përfshirë shtrirjen e të gjithë linjave rezervë për telefoninë dhe internetin, si dhe është pajisur me puseta dhe sinjalistikën e duhur. Gjithashtu, me përmirësimin e projektit janë krijuar 4 vendqëndrime për autobusët dhe vendgrumbullimet e plehrave në të dy anët e rrugës, si dhe u bë zgjerimi i rrugës në krahun e majtë në dalje të kryqëzimit me unazën.

veliaj-te-rruga-don-bosko-6 veliaj-te-rruga-don-bosko-4 veliaj-te-rruga-don-bosko-2 veliaj-te-rruga-don-bosko-7 veliaj-te-rruga-don-bosko-5