Tiranë-Sarandë vetëm 3 orë, ja sa kanë avancuar punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë (FOTOT)

151

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se punimet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë Loti 4 po vijojnë me ritme të larta.

Sipas ARRSH-së, aktualisht ka përfunduar shtresa e asfaltit në km e parë dhe ura me gjatësi 60 metra.

Gjithashtu, sipas ARRSH-së, janë drejt përfundimit punimet e gërmimit si dhe të veprave të vogla të artit. Në urën tjetër kanë përfunduar punimet e nënstrukturës dhe vazhdon puna për prodhimin e trarëve.

Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 34.

Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës.