Tiranë, shtëpia e Ismail Kadaresë kthehet në muze

55

Apartamenti ku punoi dhe jetoi Ismail Kadare shumë shpejt do të hapet si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët.

Arkitektja e njohur Elisabetta Terragni ka restauruar të gjithë apartamentin për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh në Rrugën e Dibrës.

Shtëpia muze do të prezantojë për qytetarët një pjesë të historisë dhe kulturës materiale dhe shpirtërore të periudhës totalitare përmes pasqyrimit të mënyrës së jetesës së shkrimtarit.

Brenda apartamentit ekspozimi ndahet midis studios me dokumente origjinale, objekte, libra dhe mobilie dhe pjesës tjetër të banesës, ku merren njohuri për veprën e shkrimtarit dhe përfshihet këndi i leximit dhe ai i suvenireve, artit dhe librave.