Tiranë, shtohen 6 stacione të reja karikimi për makinat elektrike

66

Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i janë bashkuar edhe institucione e kompani të ndryshme, të cilat po kontribuojnë jo vetëm në mbjelljen e pemëve të reja, por edhe në trasnformimin e flotës së tyre të automjeteve.

Pas flotave të para të taksive elektrike dhe të automjeteve të Bashkisë së Tiranës, edhe Posta Shqiptare po ndryshon logjistikën për ta bërë më miqësore me mjedisin. Postës Shqiptare i shtohen në flotën e saj 12 automjete ekologjikë të dhuruara nga UPU (Universal Postal Union). Ndërkaq, kryeqytetit i shtohen edhe 6 karikues për automjetet elektrike, të cilët u shtohen atyre të vendosur nga bashkia.