Tiranë, vijon puna për ndërtimin e rampave në të gjithë trotuaret

93

Me qëllim krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, Bashkia e Tiranës po investon për ndërtimin e rampave ulëse, duke u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë aftësi të kufizuara apo nënave të reja me karrocë.

Pas ndërhyrjes në shumë prej akseve pranë qendrës së qytetit, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet, duke ndërtuar rampa ulëse për këmbësorët, duke e bërë Tiranën një qytet gjithnjë e më praktik.

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori.