Tiranë: Zgjidhet furnizimi me ujë për banorët e rrugës “Ali Shefqeti”

225

Merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e rrugës “Ali Shefqeti” në njësinë nr. 1 të kryeqytetit.

Pas ankesave të banorëve për problemet e furnizimit me ujë ka ndërhyrë ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës e cila ka nxjerrë jashtë funksionit linjën e vjetër të ujësjellësit që ishte tejet e amortizuar dhe ka shtruar një linjë tërësisht të re.

Linja e re e furnizimit me ujë është ndërtuar me kujdes dhe shumë shpejt nga specialistët e Ujësjellës – Kanalizimeve të Tiranës.

Rrjeti i ri i vënë tashmë në funksion, po i jep cilësi dhe volum të madh rrjetit shpërndarës duke përmirësuar gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve.