Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” nisën sot fluturimet e planifikuara të LOT Polish Airlines, Tiranë- Varshavë.
LOT Polish Airlines filloi operimin tre herë në javë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, të martën, të mërkurën dhe të dielën.
LOT ofron lidhje të shkëlqyera tranziti me Aeroportin JFK në Nju Jork dhe aeroportet e Toronto-s në Kanada.