Tjetër sukses/ I riu shqiptar shpallet ndër kuzhinierët më të mirë në Francë

130

I riu shqiptar, Armand Hasanpapaj, i cili prej vitesh ushtron profesionin e kuzhinierit në Francë, është shpallur si një nga më të mirët e gastronomisë franceze.

Armandi ka qenë pjesë e shumë konkurseve në fushën e kulinarisë, ku dhe është vlerësuar me disa çmime. Ndër recetat e preferuara të kuzhinierit janë edhe disa prej gatimeve shqiptare dhe se ai tani është një nga kuzhinierët më premtues në Francë

Së fundmi, ai u rendit i katërti në finalen e “Objectif Top Chef”, e cila mbahet në Francë ku konkurenca ishte e madhe, mirëpo, profesionaliteti i të riut shqiptar i ka habitur jurinë dhe se tani më ai po cilësohet si nga më të mirët edhe nga mediat franceze.

Gazetat e njohura franceze si: Le Progres, Le Magazine Independante De La Region Lyonnaise kanë shkruar artikuj të veçantë për të riun shqiptar, Armand Hasanpapaj si dhe historinë e tij.

Duhet theksuar se Armandi është me origjinë nga Tropoja, por ka jetuar në Tiranë, ku kishte nisur profesionin e valltarit. Prej 8 vitesh ai jeton në Francë, ku nisi edhe shkollën e kuzhinës. Shtysë për këtë, veç pasionit të tij për gatimin u bë nëna e Armandit e cila në Shqipëri ka qenë pasticiere. Kështu ai ndoqi zanatin e së ëmës dhe me shumë sukses.

Edhe pse i ri në moshë, me profesionalitetin dhe dashurinë që ka për ushqimet, sidomos ato franceze, ju bë e mundur që ai të punojë me Chefs më të mëdhenj me bazë Lyon: si Mathieu Viannay, Fabrice Moya, Régis Marcon. Rigoroz, etj,