Tjetër sukses/Këngëtarja e famshme shqiptare, tani edhe në film të animuar

80

Bebe Rexha do jetë aktore zëri në filmin e animuar “Ugly Dolls”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të jetë dublante e një prej personazheve në film, së bashku me Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton, Janelle Monae, Emma Roberts, Charli XCX dhe Lizzo.

Kelly Clarkson do të dublojë zërin e personazhit kryesor Moxy, që udhëton me miqtë e saj në qytetin e Përsosmërisë, ku të gjithë janë të përsosur.

Ata takohen me Lou (Nick Jonas), i cili i rekruton dhe i trajnon kukullat që të bëhen të përsosura me shpresën se fëmijët do t’i marrin për të luajtur.