Top destinacionet për 2019/ Francezja “Le Monde” sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë

92

Gazeta e madhe franceze “Le Monde” e rëndit Shqipërinë si një nga destinacionet turistike më të rëndësishme të vititg 2019.

Që nga viti 2016 kjo medie prestigjozë e ka bërë traditë tashme që i ofron miliona lexuesve të saj brenda dhe jashtë Francës një liste me 20 vende si sygjerim për ti vizituar gjatë atij vitit.

Për këtë vit, “Le Monde” ka zgjedhur mes 20 destinacioneve më tërheqëse edhe Shqipërinë.

Vendi ynë madje rënditet i 6 në preferencat dhe sygjerimet e kësaj gazete prestigjoze duke ardhur fill pas disa destinacioneve në vende të ndryshme si Kanada, Francë, Japoni, Kili dhe Tunizi.

“Të zbulosh Ballkanin”, shkruan “Le Monde” kur I referohet Shqipërisë si destinacion turistik 2019.

Mjaft media të rëndësishme italiane, franceze e të tjera në Europë kanë shkruar kohët e fundit në lidhje me mundësite e mëdha që ofron  Shqipëria si perle e ballkanit dhe vend ende i pazbuluar mirë për mundësite e mëdha të llojeve të ndryshme te turizmit që ofron.