Tradita vazhdon, festivali Folklorik mbledh rapsodët në Lezhë

0
33

Qyteti i Lezhës do mirëpresë rapsodë dhe instrumentistë popullorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë në edicionin e 10-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar, në fund të muajit tetor.

Takimi i parë i këtij aktiviteti kulturor u organizua në Lezhë në vitin 1995 për të vijuar traditën në çdo vit me këtë veprimtari folklorike. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike është institucion shtetëror qendror, i specializuar, në varësi të Ministrisë së Kulturës. Ky institucion e trajton trashëgiminë jomateriale shpirtërore folklorike si pasuri kombëtare që ruhet e zhvillohet në trojet shqiptare, por edhe jashtë kufijve shtetërorë si Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi e Diasporë.