“Traffic Town”, këndi edukativ për fëmijët mbi sigurinë rrugore, tashmë edhe në Gjirokastër

6

“Traffic Town” është një nga programet më të reja që ARRSH dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ngritur së bashku me ambasadën polake për sa i përket sigurisë rrugore.

Për të rritur qytetarë të mirë në drejtim të automjeteve duhet që të investohet te fëmijët. Përmes argëtimit këtu fëmijët edhe mësojnë.

Do të ketë ditë të hapura, ku instruktorë të ARRSH-së të vijnë të mësojnë fëmijët, ndërsa do të jetë i hapur për nxënësit e shkollave për të zhvilluar lëndët që lidhen me sigurinë rrugore dhe do të instruktohen nga instruktorë të ARRSH dhe Policisë së Shtetit.

Këndi do t’u shërbejë jo vetëm fëmijëve të Gjirokastrës, por edhe të bashkive Përmet, Tepelenë dhe Delvinë, pra të gjithë qarkut.

/ata.gov.al