Transformim rrënjësor për shërbimet e transportit rrugor në Kukës, Tropojë dhe Has

19

Nisin shumë shpejt punimet për rikualifikimin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Kukës.

Në kuadrin e rigjenerimit total të Automotorizimit Shqiptar anembanë vendit, erdhi momenti për transformimin rrënjësor për shërbimet e transportit rrugor në bashkitë: Kukës, Tropojë dhe Has, për rreth 27,450 drejtues mjetesh me një flotë prej 20,300 mjete rrugore me 70,000 shërbime në vit (përfshirë një numër të konsiderueshëm mjetesh nga Kosova që shërbehen për Testin e Tahografit.

Investimi përfshin ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe 420 m2 (administrata, salla e shërbimeve dhe klasa e testimit), rikonstruksionin e kapanonit të QKT, ambienteve të administratës dhe arkivës në të, si edhe të hapësirës së jashtme funksionale me 30 vendparkime, në një total për 5,600 m2 sipërfaqe ndërhyrje.

/ata.gov.al