Transformohet gjimnazi “Partizani”, i shtohet 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet

6

I transformuar krejtësisht, gjimnazi “Partizani” në Tiranë i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet, me klasa të reja, laboratorë, bibliotekë, si dhe palestër të re.

Godina e re ka hapësira shumë herë më të mëdha, me laboratorë të rinj, palestër dhe klasa të reja mësimi.

Krahas shtimit të numrit të klasave, terreneve sportive dhe laboratorëve, ndërtimi i dy shkollave të reja “Lek Gjiknuri” dhe “Kiço Blushi” do të ulë ndjeshëm dhe numrin e madh të nxënësve në gjimnazin Partizani.

/ata.gov.al