Transformohet plotësisht lagjja historike e Vlorës (FOTOT)

98

Rilindja e qendrës historike të qytetit bregdetar të Vlorës është drejt përfundimit. Një diamant deri dje i mbuluar nga pluhuri i harresës, tashmë ditë pas dite po rifiton shkëlqimin e saj.

Punimet aktualisht janë përqendruar në fasadat e objekteve, të cilat i janë nënshtruar ndërhyrjeve restauruese.

Në rrugën muze është testuar ditët e fundit edhe sistemi i ndriçimit, i cili i ka dhënë ndërtesave një pamje magjepsëse. Punimet për realizmin e këtij projekti po punon një skuadër e madhe, si Fondi Amerikan i Zhvillimit, Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës,etj.

Kjo qendër do të jetë një atraksion i fuqishëm turistik, për qytetin e Vlorës, jo vetëm për detin, por edhe vlerat historike dhe kulturore të saj.

Projekti me investimet e qeverisë përfshin restaurimin e 68 banesave në zemër të Vlorës, mes të cilave, Shtëpinë e Marigosë, Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.

Në zonën qendrore të Vlorës ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës.

Secili prej tyre paraqet fakte dhe histori interesante që mund të marrin interesin e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj. Stili i përdorur në shumë godina krijon njëfarë uniformiteti në zonë, por që e dallon lehtësisht nga zonat e tjera të qytetit nga pikëpamja arkitektonike.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike, historike që mbart: rruga “Justin Godard”