Trashëgimia kulturore, restaurohet afresku i kishës së Shën Triadhës

110

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore e cila tregon dhe njëherë në sytë e turistëve se fetë në Shqipëri jetojnë në harmoni, po merr vëmendje çdo ditë e më shumë.

Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.

Së fundmi, grupi i punës së restauratorëve të DRKK-Berat po punojnë në afreskun e kishës së Shën Triadhës në lagjen Kala, Berat.

Aktualisht ndërhyrja restauruese po kryhet në gjysmën tjetër të kupolës së kishës.

Procesi ndërhyrjes konsiston në pastrimin e kripërave dhe pastrimin e depozitimeve të tjera duke përdorur karbonat amoni të tretur në ujë dhe duke aplikuar me arbocelë.