Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë ekspozohet në Muzeun Kombëtar

73

Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë vjen për publikun kryeqytetas përmes ekspozitës fotografike “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë” në Muzeun Historik Kombëtar. Ky projekt nga qendra DMO ALBANIA synon të promovojë Shqipërinë, dhe të edukojë rininë me artin e bukur të fotografisë.

Fotografitë e pasqyruara në këtë ekspozitë janë rreth 100 foto të përzgjedhura të konkursit fotografik të hapur për 3 muaj rresht gjatë periudhës maj-qershor 2019.

Ky aktivitet përveç faktit që ndihmon në promovimin e vendit tonë, gjithashtu inkurajon dhe motivon të rinjtë që ta duan vendin e tyre dhe mbi të gjitha, ta promovojnë atë. Ndër vite ky ka qenë dhe është edhe qëllimi kryesor i Muzeut Historik Kombëtar të promovojë vlerat historike dhe kulturore të Shqipërisë.