”Trasta o Nona”, iniciativa e fundit e Ecovolis

409

Të rinj, aktivistë të Ecovolis, të njohur tashmë për idetë e tyre kreative, kanë ndërmarrë një iniciativë të re në mbrojtje të mjedisit. Përmes copave të vjetra, veshjeve të vjetra apo thasëve të kafeve kanë menduar të krijojnë çanta të reja duke i quajtuar trasta. E në këtë mënyrë kjo iniciativë është quajtur ”Trasta o Nona”.

Një trastë mund të zhdukë deri në 500 qese në vit, ndaj ata, ashtu si në një punishte të vërtetë çantash, kanë ndarë procesin për të prodhuar sa më shumë të tilla.

Më 28 janar  të rinjtë e Ecovolis synojnë të prodhojnë 5.000 trasta me synimin që të thyejnë një rekord Guinness dhe me të ardhurat e mbledhura prej tyre, të ndihmojnë gratë në nevojë.