Travel and Leisure propozon Shqipërinë të parën

292

Në përgjithësi, udhëtarët i kanë përqendruar pushimet e tyre në vendet e hemisferës veriore. Por,  në ditët e sotme nisjet dhe mbërritjet po kryhen nga të gjitha anët e globit, me një shpeshtësi më të madhe. Në fakt, shpenzimet e turistëve po rriten me një ritëm më të shpejtë në hemisferën jugore krahasuar me vendet e veriut, si dhe turizmi po shënon rritje kudo. Numri i mbërritjeve ndërkombëtare kapi shifrën e 1.2 miliardëve vitin e shkuar dhe ky numër parashikohet që të shkojë në 1.8 miliardë në 2030-ën.

Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror për Konkurrueshmërinë e Turizmit, 136 vende u renditën bazuar në 14 shtylla kryesore duke dhënë një panoramë të plotë për turistët në rang global.

Një nga gjetjet kryesore të raportit ishte se sektori i turizmit është në rritje, gjithashtu edhe konkurrueshmëria. Mbështetur mbi panoramën e përgjithshme, Travel and Leisure, revistë turistike njujorkeze, vjen me një propozim të vendeve që kanë bërë hapat më të mëdha në këto drejtime.

Për turistët që janë gjithnjë në kërkim të vendeve të reja për të vizituar përpara se të jenë bërë shumë popullorë, revista ka bërë 15 propozime, ku Shqipëria renditet në vendin e parë.

15- Japonia

Japonia është përmirësuar me pesë vende në raportin e fundit, duke u renditur e katërta. Përmirësimi i Japonisë vjen pas rënies së kostove të biletave të fluturimeve ajrore dhe taksave, që do të thotë se vendi është bërë më i përballueshëm për turistët për t’u vizituar. Japonia ka një tashmë një industri të zhvilluar të turizmit dhe është një vend destinacion popullor. Por, që vërtet të shkëlqejë, Japonia duhet që të përmirësojë qëndrueshmërinë e mjedisit dhe të lehtësojë kufizimet në viza.

14- Azerbajxhani

Azerbajxhani është i renditur diku nga mesi ( më saktësisht i 71-ti), por që është përmirësuar me 13 vende nga raporti i fundit.  Sektori i turizmit është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit, sidomos pas heqjes së kufizimit të vizave. Në mënyrë që të vazhdojë të rritet, vendi në jug të Kaukazit duhet të punojë më mirë në promovimin e burimeve natyrore dhe kulturore.

13- Taxhikistani

Edhe pse është poshtë në renditjen globale (107-i) Taxhikistani është përmirësuar me 12 vende që nga raporti i fundit. Vendi shënon pikët më të mëdha në burimet njerëzore dhe tregun e punës, për të cilat renditet i 31-i, ndërsa pikët e tjera më të larta i merr për sigurinë, për të cilën renditet i 49-i. Turistët aventurierë duhet të vizitojnë Parkun Kombëtar Pamir, i cili ka një sipërfaqe prej 6.5 milionë hektarë dhe ku jetojnë leopardët e dëborës dhe dhitë e egra Markohr.

12- Vietnam

Vietnami është përmirësuar me tetë vende që nga raporti i fundit, duke zënë vendin e 67-të, megjithëse tashmë është një destinacion popullor turistik. Vendi i Azisë Juglindore krenohet me burime të shumta natyrore dhe kulturore. Sektori i turizmit është rritur dhe vendi është i përballueshëm nga ana ekonomike, duke e bërë atë një vend të shkëlqyeshëm për turistët e vetëdijshëm për buxhetin. Kuzhina është arsye e mjaftueshme për të vizituar Vietnam.

11- Izrael

Izraeli është përmirësuar me  11 pikë nga raporti i fundit dhe është në vendin e 61-të në renditjen e përgjithshme. Izraeli është i njohur për inovacionin dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit e ka rritur 19 vende që nga raporti i fundit. Ka arsye të panumërta për turistët që ta vizitojnë gjithashtu: Izraeli ka një sërë burimesh kulturore dhe natyrore (shkretëtirën e Negevit në Izraelin jugor).

10- Algjeria

Në vendin e 118-të, renditja e Algjerisë mund të jetë ende mjaft e ulët, por vendi i Afrikës Veriore është rritur me pesë vende që nga raporti i fundit. Për konkurrencën e çmimeve, Algjeria është vendi i katërt, duke e bërë atë një nga vendet më të përballueshme për të vizituar në botë.

9- Butani

Mbretëria e gëzueshme budiste është rritur nëntë vende në raportin e këtij viti, që tani mban vendin e 78-të. Butani renditet mirë për sa i përket sigurisë, duke mbajtur vendin e 25-të. Është një ndër vendet më të përballueshëm në botë, duke u renditur në vendin e 6-të.

8- Gabon

Gaboni është rritur me pesë vende që nga raporti i fundit dhe renditet mirë për konkurrencën e çmimeve dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Vizitorët mund të vizitojnë Parkun Kombëtar të Loango, i cili është shtëpia e shenjtë e gorillasve, hipopotameve, dhe elefantëve.

7- Koreja e Jugut

Koreja e Jugut është në vendin e 19-të këtë vit – 10 vende më lart se raporti i fundit – dhe është një nga pesë vendet që ka shënuar përmirësimin më të madh.

6- Egjipti

Egjipti u ngjit me nëntë vende që nga raporti i fundit. Ka disa atraksione të rëndësishme në Egjipti : Piramidat e Mëdha të Gizës ndoshta, lundrimi i lumit Nil, etj. Egjipti është gjithashtu destinacioni i dytë më i përballueshëm globalisht.

5- Peru

Peruja është më e njohur për shenjtëroren mahnitëse të Machu Picchu, e cila tërheq udhëtarët nga e gjithë bota, por nuk është një nga destinacionet më të renditura në nivel global. Megjithatë, vendi i Amerikës së Jugut është rritur me shtatë vende, tani duke mbajtur vendin e 51-të. Pikët më të larta të Peruja i merr për burimet natyrore, ku renditet i katërti në nivel global.

4- India

India tani renditet e 40-ta, 12 vende më e lartë se në raportin e fundit, megjithëse ka qenë prej kohësh një vend popullor për turistët ndërkombëtarë. Destinacionet në vendin e Azisë Jugore që po fitojnë popullaritet janë Hampi dhe Ishujt Andaman: një grup ishujsh të largëta me plazhe të paprishur dhe shkëmbinj nënujorë të jashtëzakonshëm koralesh.

3- Meksika

Meksika është me rritur tetë vende për t’u rentitur në vendin e 22-të. Burimet mahnitëse të Meksikës, kulturore dhe natyrore (10 dhe 2, përkatësisht) kanë ndihmuar në rritjen e profilit të vendit. Përveç  Kankunit dhe Tulumit, të cilat kanë qenë prej kohësh të njohura për turistët, turistët shkojnë edhe në qytetet e qeta koloniale të San Miguel de Allende ose Isla Holbox.

2- Çad

Çad është rritur 6 pika që nga raporti i fundit për t’u renditur në vendin e 135-të. Këtë vit, vendi i Afrikës Qendrore renditet i dyti nga fundi duke kaluar vetëm Jemenin. Megjithëse Çad tingëllon si një zgjedhje e çuditshme për  pushime, mund ta shikoni si alternativë. Mountain Travel Sobek njoftoi se kohët e fundit po organizon turne 18-ditorë ku mund të vizitohet  shkretëtira Sahariane dhe Liqenet të Ounianga.

1- Shqipëria

Shqipëria u rrit me tetë vende, në vendin e 98-të këtë vit, që do të thotë se është një nga destinacionet më emocionuese për turistët. Vizitoni Rivierën Shqiptare për ujërat e rrjedhshme apo të  endeni nëpër Gjirokastër, ‘Qytetin e Gurtë’, për një dozë të kulturës dhe historisë.

Burimi: Revista Monitor