“Travel off Path”: Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse dhe vendpushime të qeta

5

Mesdheu është i mbushur me brigje me ujëra blu dhe vendpushime të qeta – që përqafojnë stilin e jetës si nomad, por jo të gjitha mund të kurorëzohen si më të mirat ne Evropë, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”.

Vlora, qyteti i tretë më i madh në Shqipëri, po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. E vendosur përgjatë Gjirit të Vlorës, me ujëra të kristalta dhe plazhe mahnitëse si Gjipja, Dhërmiu, dhe Pulëbardha, Vlora ofron një përvojë turistike unike.

Me apartamente të përballueshme nga $400/muaj dhe peizazhe si kartolina, Vlora ka tërhequr edhe nomadë digjitalë, veçanërisht pas nisjes së vizave të posaçme në 2022.

Qyteti do të bëhet më i aksesueshëm në mars 2025 me hapjen e aeroportit të ri, ndërsa për momentin, mund të arrihet lehtë me autobus nga Tirana ose me traget nga portet italiane dhe Korfuz.

Vlora po përgatitet të bëhet një pikë kryesore për turizmin në Shqipëri, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.

Referenca: ata.gov.al