“Tre Çukat e Gllavës” në Memaliaj, pasuri natyrore me bukuri të rrallë

11

Bukuritë natyrore në Bashkinë Memaliaj janë thesare të fshehura që zgjojnë kurdoherë kureshtjen e çdo vizitori për t’i eksploruar dhe shijuar.

Nëse do të vini ti vizitoni, do të surprizoheni nga gjithçka kjo zonë ofron, ku bukuritë natyrore ndërthurren aq bukur me historinë, traditën dhe kulturën.

Të njohura si “Tre Çukat e Gllavës”, një prej pasurive natyrore më të rralla, që jo pa shkak ka marrë statusin e Monumentit të Natyrës.

I shtrirë në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, një ballkon natyror me fushë pamje 360°, ku në kohë të kthjellët mund të dallosh qartë ishullin e Sazanit, qytetin e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, Tepelenës dhe Memaliaj.

Kjo është panorama që ofron Memaliaj, për çdo vizitor që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.

/ata.gov.al