Tre gjimzanistet shkencëtare nga Tirana, krijojnë aplikacion kundër dhunës në familje

23

Tri vajza adoleshente bashkuan forcat për të krijuar një aplikacion që ndihmon gratë shqiptare me dhunën në familje.

Arla Hoxha, Dea Rrozhani dhe Jonada Shukarasi, të njohura si “D3coders”, krijuan aplikacionin GjejZa, që lidh të mbijetuarit e dhunës në familje me njëra-tjetrën, në mënyrë që të ndajnë burime dhe të ndihmojnë me strehim, me policinë apo me grupe mbështetjeje emocionale.

Aplikacioni ofron gjithashtu informacion të gjerë në lidhje me dhunën familjare e bazuar mbi gjninë, histori frymëzuese të cilat i kanë kapërcyer këto situata, si dhe meditime e ushtrime me frymëmarrjen.

Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play Store.

Vajzat kanë mësuar të shkruajnë programe e të krijonë aplikacione nëpërmjet një nisme të ndërmarrë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, siç kanë shpjeguar në një video në Youtube.