Tre kompani shqiptare fitojnë “medalje ekstragold” për vajin e ullirit në Itali

27

ITALI – Dy kompanitë shqiptare “Musai” dhe “Shkalla”, si dhe një arbëreshe “Librandi” janë fituese të “medaljes ekstragold” në konkursin BIOL2021 për vajin më të mirë ekstra të virgjër dhe ulliri biologjik, në edicionin e 25-të të tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada shqiptare në Itali. Ky çmim ka lindur në Andria, në Puglia me iniciative të Konsorciumit italian për Biologjik dhe Programit Ulliri dhe Cilësia, duke përfaqësuar një shfaqje të rëndësishme ndërkombëtare të të gjithë sektorit të vajit të ullirit ekstra të virgjër.

Kompania “Shkalla Sh” është krijuar në vitin 1996. Njihet për aktivitetin e saj në fushën e prodhimit dhe tregtimit të vajit ektra të virgjër organik.

Gjithashtu dhe kompania “Musai Olive Oil” është një brend disavjeçar mjaft i njohur.

Kompania arbëreshe “Librandi” është themeluar në vitet ’60 nga Pasquale Librandi duke ndjekur traditën shekullore të një familjeje kultivuese të ullirit. Pasquale ndërroi jetë në viti 2012 dhe ia trashëgoi pasionin dhe kompaninë fëmijëve të tij, Carmela, Angela, Lucia, Michele dhe Pino.