Tre vendime me rëndësi/ Nga dyfishimi i ndihmës ekonomike, rimbursimi i ilaçeve tek sigurimi i vaksinës

35

Qeveria do të dyfishojë ndihmën ekonomike për të gjitha familjet shqiptare për gjithë periudhën e pandemisë.

Nga ana tjetër do të financohet gjithë paketa e ilaçeve për shërim për çdo qytetar që infektohet me koronavirus.

“Do financojmë recetën baze dhe do fusim në skemë për t’u rimbursuar të të gjithë medikamenteve në funksion të të gjithë prekurve nga COVID. Ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike, në funksion të të gjitha familjeve, për gjithë periudhën e pandemisë”, njoftuan autoritetet.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka prenotuar aksesin në vaksinën ndaj koronavirusit, pasi ka paguar edhe kaparin.

“Kemi paguar edhe kaparin për COVAX. Kemi hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar aksesin e vaksinës sapo të dalë”, njoftuan autoritetet.