A tregon profili në Facebook përsonalitetin?

312

facebook-personality

Studiuesit e Brunel University London kanë parë statuse të 555 përdoruesve të Facebook dhe kanë arritur në përfundimin se pjesa më e madhe e tyre flasin për vetëvlerësim, narcizëm, dhe të tjetër, shfaqin tipare të tilla personaliteti: kundërshtim, stabilitet, sinqeritet, konformitet dhe ndërgjegjësim.

Studiuesit gjetën se personalitete të ndryshme ndajnë informacione shumë të ndryshme. Personat social shkruajnë shpesh për ngjarje sociale, dhe përdorin Facebook ekskluzivisht për t’u socializuar.

Njerëzit e vetëdijshëm shpesh shkruajnë për fëmijët e tyre, ndërsa personat e sinqertë nuk kanë frikë të shprehin këndvështrimet e tyre politike apo itinerarin social. Njerëzit me vetëvlerësim postojnë për partnerët e tyre romantikë.

“Njerëzit pëlqejnë më shumë të postojnë informacione të reja nga lidhja e tyre në Facebook, në ditët kur ndjehen të pasigurt”, thonë studiuesit.

Megjithatë, ata me vetëvlerësim nuk kanë nevojë për vëmendje apo vlerësim sa narcisët, të cilët u zbulua se ndanin statuse për arritjet e tyre, si dietat rutinë, duke shfaqur energjinë në fotot e tyre etj.

Studiuesit thonë se, narcisët gjithashtu postojnë dhe marrin më shumë pëlqime dhe komente se të tjerët, por “kjo ndodh, pasi miqtë e tyre në Facebook për mirësjellje ofrojnë mbështetje me një mospëlqim sekret për egoizmin e shfaqur”.

Burimi: Independent