Tregtia e jashtme merr “kthesën” e madhe, ekportet shqiptare rriten në nivele të larta

27

Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sa i përket tregtisë së mallrave tregojnë se gjatë nëntorit eksportet kanë prekur vlerën e 27 mld lekëve, në rritje me 10.5% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, dhe me 1.7% krahasuar me muajin paraardhës.

Rritja vjetore e eksporteve prej 10,5% gjatë nëntorit është ndikuar nga grupet:“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 4.3 pikë përqindje, “Materiale  ndërtimi  dhe  metale” me 3.5 pikë përqindje, “Minerale,  lëndë  djegëse, energji  elektrike” me 2.4  pikë përqindje. Ndërkohë, në uljen vjetore të eksporteve kanë ndikuar grupet:“Tekstile  dhe këpucë” me -1.4 pikë  përqindje,“Lëkurë  dhe artikuj  prej  tyre” me -0.3 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0.1 pikë përqindje.