Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – prill 2024 kapën vlerën 7 miliardë lekë, ose 3.96% më shumë se në janar – prill 2023.
Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për katërmujorin e parë 2024, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 90.63% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 9.31% dhe risigurimi me 0.056 %.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.60 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.40 % të totalit të tregut.
Ndërkohë numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 424 991 me një rritje prej 10.61 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë muajit janar – prill 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,788 milionë lekë, ose 32.27 % më shumë se në periudhën janar – prill 2023.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar – prill 2024 kapën vlerën 1.9 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 28.78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
/ata.gov.al