Tuneli i Llogarasë, gati në qershor 2024

9

Projektet në infrastrukturë janë prioritet kryesor i qeverisë, dhe njç nga veprat e rëndësishme, tuneli i Llogarasë në qershor të vitit të ardhshëm 2024, do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, është një nga projektet më të rëndësishme. Është e detyrueshme që kjo autostradë të zgjerohet. Do të zgjerohet me dy korsi, një korsi nga secili krah dhe me dy korsi emergjence nga secili krah, duke e sjellë në parametrat e një autostrade të mirëfilltë duke qenë se sot është një kategori B, por ne kërkojmë që të jetë pjesë e integruar e korridorit blu dhe të korridorit të tetë. Do ketë edhe projekte të tjera, siç është baypass i Elbasanit.

Nga ana tjetër, do të ketë edhe vazhdime të loteve që janë hapur tashmë, siç është Berat-Ballaban, apo siç janë segmentet tjera të korridorit të tetë, për të lidhur autostradën që vjen nga Tirana, Elbasani por edhe rrugën që vjen nga Rrogozhina me kufirin dalës.

Nëse arrihen humbjet teknike që u gjetën me 45% nëse është arritur në 19.7% deri në vitin e kaluar, synohet të shkohet në 18.7 % këtë vit, por 1 % ulje është ekuivalent me 8 milionë euro për OSHEE-n, që përkthehet në investime dhe këto investime janë një benefit për të gjithë abonentët e rrjetit. Nga ana tjetër do të lançohen dy ankande të mëdha duke filluar nga fundi i këtij viti që do pasoje më të gjithë procedura vitin e ardhshme, për dy parqe fotovoltaike njëra do të jetë 150 mega dhe tjetra synojmë të jetë mbi 300 duke iu shtuar kështu paketës së diversifikimit të burimeve energjiteke dhe duke dhënë mundësi që në 2029 të realizohet qëllimi për t’i shtuar prodhimit shqiptar 4 terravat, dhe duke çuar Shqipërinë nga një vend importues neto në një vend eksportues neto.

/ata.gov.al