Shëtitorja “Taulantia” u shndërrua në një pistë ngjyrash ku u ekspozuan për të gjithë entuziastët dhe qytetarët e Durrësit 222 mjete motorike Vespa nga e gjithë Evropa.
Motoristët nga Italia dhe vende të tjera të Evropës mbërritën në Portin e Durrësit në kuadër të turit të 17 të “Tre Deteve 2023”.
Ata zhvilluan turin në Durrës me motorët e tyre Vespa plot stil e elegancë e më pas të gjithë pjesëmarrësit morën drejtimin përgjatë Rrugës “Egnatia”.
I gjithë grupi i pjesëmarrësve do të kthehet në qytetin e Durrësit pasditen e së shtunës, më datë 3 qershor, ku entuziastët e këtyre motorëve do të kenë mundësi të shijojnë edhe një herë spektaklin e këtyre Vespave ikonike para se ato të largohen drejt vendit fqinj.
/ata.gov.al