Turistët gjermanë, 2 javë në Shqipëri: Natyra është ajo çfarë ofron gjithçka

129

Një çift gjerman me dy fëmijë të vegjël prej ditësh ndodhen në vendin tonë per te pushuar. Çfarë është e veçantë në udhëtimin e tyre lidhet me faktin se ata bashkë me dy fëmijët e mitur zgjedhin vende larg zhurmës së qytetit.

Larg komoditetit dhe zhurmës së qyteteve. Duke preferuar vende të paeksploruara më parë. Dy turistë gjermanë, Zara dhe Kasten së bashku me dy fëmijët e tyre, 3 vjeç dhe pesë muajsh zgjodhën Shqipërinë për të kaluar dy javë.

Qëndrimi i tyre është larg zonave të banuara, kryesisht buzë detit. Në Vlorë kanë zgjedhur të qendrojnë në afërsi të Zvërnecit, në zonën e Portonovës. Makina është dhe shtëpia për çiftin gjerman dhe fëmijet e tyre të mitur. Gatuajnë dhe flejnë aty.

Qëndrojnë vetëm dy ditë më një vend, pasi lëvizin në zona të ndryshme. Udhërrëfyes të vetëm kanë një hartë. Nuk kanë frikë që ndodhen larg qendrave të banuara. Për këta prindër me fëmijë të vegjël natyra është ajo çfarë ofron gjithçka.

Blejnë pak gjëra të nevojshme dhe pas zhvendosen larg gjithçkaje. Pas Vlorës, destinacioni i radhës është Gjirokastra dhe më pas në Greqi.