Turizëm, INSTAT: Numri i vizitorëve të huaj rritje me gati 80%

2

Numri i vizitorëve të huaj që vizituan vendin tonë në tetor të këtij viti shënoi rritje me 79,9% gjatë muajit tetor, krahasuar me tetorin e vitit 2023.

INSTAT publikoi sot statistikat zyrtare lidhur me strukturat akomoduese, të dhëna të cilat flasin për shndërrim të Shqipërisë në një destinacion turistik gjithëvjetor.

Referuar të dhënave, rezulton se Kosova kryeson me 9,5% të totalit të turistëve, ndërsa Italia renditet e dyta me 8,1%. Rreth 7,9% e numrit të turistëve që vizituan vendin ishin gjermanë dhe 4,2% francezë. Ndërsa rreth 3,6% e vizitorëve të huaj ishin nga Britania e Madhe.

“Në tetor të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 43%, në krahasim me tetor 2023. Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 0,7% dhe i vizitorëve jorezidentë është rritur me 79,9%. Numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 43,9%, në krahasim me tetor 2023. Numri i netqëndrimeve nga rezident është rritur me 1,2% dhe numri i netqëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 75,2%”, bën të ditur INSTAT.

Referenca: ata.gov.al