Turizmi kulturore/ Rritet numri i vizitorëve në kalatë historike të Shqipërisë

16

Tremujori i parë i këtij viti, ka shënuar rritje të fluksit të vizitorëve në kalatë historike të Shqipërisë, që falë restaurimeve të kryera viteve të fundit janë kthyer në atraksione tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.

Ne statistikat 3-mujore për tre vitet e fundit shihet një rritje e ndjeshme e numrit të vizitorëve në kalatë tona, e po ashtu dhe te të ardhurat nga shitja e biletave.

Në 3-mujorin e parë të vitit 2022, numri i vizitorëve në kalatë tona u rrit në 8.326 persona kundrejt 6.274 vizitorëve që u shënuan në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Edhe të ardhurat nga shitja e biletave shënuan rritje me 2. 236 100 lekë kundrejt 1.543.060 lekë që ishin në 3-mujorin e vitit 2020.