U financua nga AZHBR, pika e grumbullimit u vjen në ndihmë 500 fermerëve

4

“Fraeno Agriculture” është një nga pikat e grumbullimit të mbështetura nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare, që u vjen në ndihmë të paktën 500 fermerëve.

“Në sajë të këtij financimi është realizuar krijimi i hapësirave të mëdha magazinuese, dhomat frigoriferike me kapacitet të lartë për ruajtjen e produkteve, standardizimin dhe përgatitjen për eksport. Kjo kompani ka siguruar lidhje me rreth 500 fermerë të cilët sjellin produktet e tyre tyre dhe i eksportojnë në vendet e BE – së dhe SHBA”,- njofton AZHBR.

“Impakti që kanë investimet në pikat e grumbullimit shkon tek një numër i madh fermerësh, pasi në sajë të bashkëpunimit midis tyre është rritur rendimenti i prodhimit, standardet dhe eksportet e produkteve shqiptare”,- thekson më tej AZHBR.

“Fraeno Agriculture” është pikë grumbullimi e fokusuar tek fruta perimet dhe aktivitetin e saj e ka të fokusuar tek sektori import-eksportit.

/ata.gov.al