U sollen nga hëna në 1970, tre gurët shiten për shumën marramendëse

95

Tre gurë të hënës, të cilat supozohet se i kanë sjell astronautët ruse nga misioni hapësinor Luna-16 në vitin 1970, u shitën dje në Sotheby’s në New York për 855,000 dollarë.

Këto janë gurët e vetëm nga hëna që janë zyrtarisht në pronësi private, transmeton gazetametro. Në ankand i solli njeriu që i bleu ato në vitin 1993, saktësisht 25 vjet më parë. Koleksionisti pagoi pothuajse dy herë më shumë për ta, konkretisht 442.500 dollarë.

Emri i tij ende nuk është bërë i ditur. Pronari i parë i këtyre gurëve të rralla ishte Nina Ivanovna, gruaja e drejtorit të atëhershëm të programit të hapësirës sovjetike, Sergei Korolev.

Dhe pronari i ri, siç është zakonshme sot, preferon publikun të mos e njohë emrin e tij. Vlerësimet para ofertimit thanë se tre guralecët e madhësisë – një deri në dy milimetra mund të arrinin një çmim total prej një milion dollarësh