Udhëton me autobus, aktori i famshëm dhuron pasurinë 630 milionë dollarëshe

143

Aktori i famshëm kinez Chow Yun-fat ka arritur që gjatë gjithë karrierës së tij të zotërojë pasurinë prej 630 milionë eurosh.

Në vitin 2015 ai u radhit nga “Forbes” në listën e aktorëve më të paguar në botë, duke ndarë vendin e 24-ët me Russell Crowe.

Tashmë ylli kinez ka dhuruar të gjithë pasurinë e tij për bamirësi. “Paraja nuk është diçka që na takon përgjithmonë. Kur vdesim, të tjerët e përdorin atë”, tha Chow.

Ky i fundit ka kohë që bën një jetë të thjeshtë, ku në Hong Kong mund të shihet teksa udhëton me transportin publik apo duke pritur në radhë që të blejë biletë për të parë filmin e tij.

Ndërsa gruaja e tij tregon se shpesh herë kanë ngrënë ushqim të përgatitur në rrugë, siç është zakon në Kinë.

Ndërkohë aktori Chow e filloi karrierën e tij që në shekullin e kaluar dhe ka luajtur në filma të njohur si “A Better Tomorrow”, “Murderer”, “Mister Gamblers”.